Faqja kryesore | Kontakto me IKNA Rreth IKNA
   14:13 GMT Të gjitha lajmet: 0
Kërko:
lajmet
Qasja tematike e lajmeve
Shërbimet
Propozo
Dërgoje lajmin
 
Me emrin e Zotit të Gjithëmëshirshimit, Mëshirëplotit

 


IKNA dritare drejt një bote shpirtërore

Hyrje:
“Agjencia iraniane e lajmeve Kur’anore” (IKNA) është agjencia e parë dhe e vetme në botën islame, e cila specialitet të saj ka Kur’anin e Madhëruar. Përpjekja jonë simbolike është që lajmet dhe ngjarjet politike, kulturore, artistike, letrare, shoqërore dhe aktivitetet Kur’anore t’i hulumtojmë dhe t’i analizojmë nga këndvështrimi Kur’anor.

Historia:
IKNA është themeluar më datën 15 Ramazan 1424 Hixhri Kameri apo 11 nëntor 2003, me prezencën e Huxhetul Islam val Muslimin Muhammed Hatemi, presidenti iranian, z. Mesxhid Xhami’i, ministri i kulturës, rektori i universitetit ‘Xhihadi Islami’ dhe nga një grup specialistësh dhe të interesuarish për Librin e All-llahut xh.sh. Shoqëria e themeluesve të IKNA janë bazuar në hijën e paskajshme dhe ndihmën e pafund të Zotit, në mësimet dhe parimet e Kur’anit, në rrugën e Imam Homeinit r.a., Liderit Suprem dhe në sakrificën e dëshmorëve të Revolucionit Islamik të Iranit.

Objektivat:
Objektivat që synon t’i ndjekë IKNA mund të përmblidhen si më poshtë:
1. Përhapja e kulturës dhe krijimi i specialistëve të Kur’anit në mesin e shoqërive të ndryshme.
2. Informimi për aktivitetet Kur’anore brenda dhe jashtë shtetit.
3. Krijimi, regjistrimi dhe pasqyrimi i çështjeve dhe temave Kur’anore në aspekte të ndryshme.
4. Përhapja dhe zgjerimi i gjithanshëm i Kur’anit në lëmi të ndryshme, si shkencore, artistike, kulturore, politike, letrare, shoqërore, etj.
5. Pasqyrimi i atmosferës Kur’anore të Republikës Islamike të Iranit në arenën ndërkombëtare
6. Ngritja e kulturës dhe informimit Kur’anor te moshat e ndryshme të shoqërisë.
7. Shkëmbimi i përvojave dhe sukseseve të aktiviteteve dhe programeve Kur’anore në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar. dhe
8. Krijimi i lëvizjeve intelektuale dhe kulturore në lëmi të ndryshme të bazuara në Kur’anin e Madhërishëm.

Aktivitetet e rëndësishme:
Aktivitetet e IKNA mund të përmblidhen dhe shpjegohen në disa dimensione, si:
a. Krijimi i lajmeve ditore dhe dialogjeve të ndryshme në lëmi të ndryshme të qendrave të agjencisë.
b. Organizimi i tribunave dhe konferencave analitike me pjesëmarrjen e specialistëve, teoricienëve dhe përgjegjësve.
c. Përgatitja dhe botimi i revistës dy javore informative të IKNA, me titull “Rajehe”.
d. Mbulimi me informacione të plota i të gjitha ngjarjeve dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me Kur’anin nëpër të gjitha mediet vendore dhe ndërkombëtare.
 
E-Mail: intl@ikna.ir
2003 - 2012 Agjencia Kur’anore Ndërkombëtare e Lajmeve.